×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti flet me Cholletin, konfirmon qëndrimin për propozimin evropian si bazë e mirë për marrëveshje

    Insajderi
    24 February 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar sot në telefon me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

    Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të së hënës në Bruksel.

    Gjatë kësaj bisede, Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

    “Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftim.

    “Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark