×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti flet për pikturën e tij me luan në zyrën e Kadri Rrahimaj

    Insajderi
    13 March 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, ishte mjaft i diskutuar javën e kaluar pasi në zyren e tij kishte vendosur një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe si hije e tij figura e një luani.

    Por, Kurti sot tha se në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, nuk e ka pa një gjë të tillë.

    “Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, tha ai.

    Kreu i Kamenicës kishte deklaruar se piktura e Kurtit në zyre e ka dhuratë.

    Ai këtë pikturë e ka pranuar si dhuratë në vitin 2022, ndërsa është pikturuar nga një profesoresh e artit në Kamenicë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark