×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti fton që të evitohen qeset plastike: Merrini torbat me vete kur blini gjësende

    Insajderi
    06 November 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës.

    Kjo vizitë, është zhvilluar për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

    Kurti i falënderoi pronarët e marketeve për bashkëpunimin dhe i ftoi qytetarët të marrin torbat me vete. Mandej ai tha se qeset pa doreza janë falas ndërsa të tjerat 5 centë, ku 2 centë do të shkojnë në buxhetin e shtetit.  

    “Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët e marketeve dhe menaxherët e marketeve apo vetëshërbimeve siç iu kemi thënë kaherë që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ dhe i ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete t’i marrin torbat me vete”.

    “Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë  falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 gramë do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak të drejtë dhe torbat merrini me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark