×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Grupet kriminale marrin para nga kufiri në Serbi, rregullorja synon të mbroj qytetarët

    Insajderi
    08 February 2024 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar të mbahet mbledhja e sigurimit në OKB ku po diskutohet për Kosovën.

    Kryeministri Kurti para të pranishmëve demantoi akuzat e Vuçiqit duke theksuar se Serbia është shtet i njohur për gjenocid e vrasje. Ai përmendi masakrën e Srebenicës e e atë të Kosovës.

    “Është një ironi shumë e thellë dhe njëfarë ndjenje dystopian për këto pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që  është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. Ky Këshill i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës në vitin 1993 për shkak të shkeljeve të rënda dhe krimeve sipas Konventës së Gjenevës”, ka thënë Kurti.

    Teksa për rregulloren e BQK-së tha se synon të mbroj qytetarët dhe jo t’i dëmtoj.

    “Rregullorja e BQK-së nuk përpiqet që të dëmtoj asnjë grup por të mbroj gjithë qytetarët nga krimi i organizuar spastrimi parave. Grupet kriminale marrin para nga kufiri në Serbi. Qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale, ata që nuk i binden i djegën veturat dhe i kërcënohen familjarët. Kjo duhet ndaluar, Beogradi nuk duhet të lejohet që financojë kriminelët e vet dhe terroristët. Beogradi ka thirrë alarmin dhe ankohen për këtë. Ky takim dhe propaganda janë vetëm një fushatë nga regjimi autoritar. Banka dhe rregulloret e saj janë po aq esenciale për atë luftë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark