×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i dorëzohet presionit, ministri i tij thotë se shumë shpejt do të dorëhiqet nga ky vendim

    Insajderi
    10 August 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, thotë se ka marrë informacion nga kryeministri Albin Kurti se vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë së shpejti do të hiqet.

    Ai për RTK2, nuk ka specifikuar datë konkrete për heqjen e masave. “Mendoj se do të ndodhë së shpejti, me faktin se po lutem që të mos ketë ndonjë komplikim shtesë, që të mos bie në plan të dytë sepse është tani. gjëja e parë në agjendë”, tha Rashiq.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq foli për gjendjen në veri, qëndrimin e institucioneve ndaj komuniteteve jo-shumicë dhe kthimit.

    Vendimi erdhi pas presionit amerikan mbi këtë çështje. Përgjatë ditës, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për ta diskutuar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë.

    Njëra nga pikat e marrëveshjes kërkon që të mos ndërmerren vendime që përshkallëzojnë situatën.

    Si vendim përshkallëzues faktori ndërkombëtar e ka parë bllokimin e importit të mallrave serbe në Kosovë, vendim ky i marrë pas arrestimit të tre policëve kosovarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark