×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i ‘raporton’ Erdoganit për takimin e Brukselit, ai e falënderon për ndihmën pas tërmetit

    Insajderi
    04 March 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i shprehu edhe një herë ngushëllime për viktimat e tërmetit.

    Kurti e Erdogan folën edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, ku bëhet e ditur se Erdogan e ka përshëndetur rezultatin e arritur por edhe ka shprehur gatishmëri për mbështetje.

    “Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Erdogan e ka falënderuar Kurtin në lidhje me vendimin për mbështetje dhe ndihma për pjesëtarët e FSK-së, që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark