×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti iu mbajti fjalim të gjatë për rininë e tij, nervozohen tifozët e turnirit ne Kamenicë

    Insajderi
    08 August 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turneu më i njohur i futbollit të vogël në Kosovë, “Rogana 2022” përveç futbolldashësve, grumbulloi edhe figura të njohura politike, ndër ta Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, me fjalimin e tij të mbajtur, Kurti, siç duket i ka shqetësuar tifozët, të cilët me anë të komenteve në rrjetin social, Facebook, treguan se Kryeminstri u mbajti fjalim për rininë e tij.

    “Fjalimi i Albinit sen s’na ka vyt, m’u plotëve s’na ka interesu çka ka bo Albini kur u kanë i ri” – ishte njëri nga komentet.

    Derisa një tjetër shkroi: “Na ka kënaq me përshëndetje dhe urime”.

    Ndryshe, në këtë turne, pjesëmarrëse janë 44 ekipe, derisa finalja e paraparë të mbahej mbrëmë është shtyrë për ditën e sotme si pasojë e motit të lig.

    Derisa, përveç Kurtit, sonte në finale të turnirit do të jenë edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe Halil Snopçe nga Kuvendi i Mqedonisë së Veriut.

    Finalja nis me fillim nga ora 18:00. /Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark