×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Kanë qenë rreth 20 mijë luftëtarë të UÇK-së e jo 60 mijë

    Insajderi
    15 July 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka folur për veteranët pak orë para protestës së organizuar në Prishtinë. Ai ka thënë se janë trefish më pak veteranë. Sipas tij, ajo çka u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.

    Kryeministri Albin Kurti ka shprehur bindjen se ka trefishim të numrit të veteranëve, pasi ka theksuar se sipas komandantëve të UÇK-së, numri i pjesëtarëve të kësaj ushtrie ishte rreth 20 mijë.

    Deklarimin e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në Suhodoll, disa orë para se të zhvillohej protesta para Qeverisë, me të cilën është kundërshtuar edhe Ligji për pagën minimale i miratuar këtë javë, e i cili nuk ua mundëson veteranëve të UÇK-së ta kenë pensionin në lartësinë e pagës së re.

    “Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuatë. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare”, ka deklaruar Kurti, raporton Koha.net

    Kryeministri ka folur edhe për nevojën e pastrimit të listave të veteranëve. Ka thënë se ajo çka u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.

    “Nuk kemi nevojë ta deformojmë të vërtetën tonë, kategorizimi i saktë është shumë e rëndësishme, nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Mbrojtja e luftës është e rëndësishme, edhe për hulumtuesit e brezat e ardhshëm në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta”.

    Kryeministri Kurti theksoi se nuk mund të dëmtohen luftëtarët e UÇK-së, duke i bërë edhe pjesëmarrësit në luftë pjesë të kësaj kategorie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark