×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kur ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik- kur kyçet poçi elektrik të gjithë bëhen të dukshëm

    Insajderi
    22 October 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.

    Nga aty, ai dha një interpretim interesant për kohezionin social. Përmendi edhe një thënie të Thomas Edison.

    Ne e dimë që na pret shumë punë përpara dhe jemi të vetëdijshëm për një nga thëniet më të famshme të shpikësit të llambës së dritës, Thomas Edison: ne duhet të përputhim ‘1% frymëzim me 99% punë’“, deklaroi Kurti.

    Kur e ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik, por aty disa janë më të dukshëm e disa mund të mos duken. Kur kyçet poçi elektrik, që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë. Të dukshëm për njëri-tjetrin; të dukshëm të gjithë“, tha ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark