×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Kur po përballemi me rrezikun nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë ka marrë një rëndësi të re

    Insajderi
    27 October 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada turke me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë. Kurti në këtë organizim ka folur për raportin në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe për zhvillimet e fundit që po ndodhin me Serbinë.

    Kreu i Qeverisës ë Kosovës ka thënë se në këtë kohë kur Kosova po përballet me kërcënimet nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re.

    Kurti e ka falendëruar Turqinë që ka furnizuar Ushtrinë e Kosovës me dronë Bayraktar, derisa ka rikujtuar që ushtria e Kosovës ka bërë më të mirën për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues.

    “Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, ka thënë kryeministri Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark