×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nuk dua luftë, s’dua t’iu bartet gjeneratave të reja, lë të kryhet kjo punë me mua dhe Xhelalin

    Insajderi
    23 December 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në konferencën e sotme ku po diskutohet për sulmin në Bansjkë, kryeministri Albin Kurti tha se Beogradi po dëshiron qartazi që t’ua bartë konfliktin gjeneratave të reja në Serbi.

    Kurti ka thënë se si politikan nuk dëshiron që konflikti të bartet të brezat e ri duke potencuar se dëshiron që konflikti “të kryhet me Xhelalin dhe mua”.

    “Unë jam një politikan që dëshiroj të mos ketë luftë më dhe ju brezat e ri të mos e merrni vesh kurrë cka është lufta. Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vucicit. Por mos të bartet lufta, gjakderdhja tek brezi i ri. Tash me këta terroristë që u vranë, ka një cytje e orkestrim që konflikti të bartet tek brezi i ardhshëm. Kjo është brengosëse për mua në aspektin socio-historik. Sepse nëse vdesin brezat e rinj pa e ditur çfarë ka ndodhur më 1999, është përgatitje për brezat e ardhshëm që të përjetojnë tragjeditë që i kemi pasur edhe ne. Duhet të ndërpritet kjo”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark