×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lajmërohet nga Roma: Merr pjesë në hapjen e fushatës së PES-it për zgjedhjet evropiane

    Insajderi
    02 March 2024 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për gati dy javë ka qëndruar në Britani të Madhe dhe Irlandë.

    Ai sot ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve për zgjedhjet evropiane që do të bahen më 9 qershor në 27 vendet anëtare të BE-së.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook Kurti është deklaruar për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.

    “Këto zgjedhje evropiane nuk janë të rëndësishme vetëm për socialdemokratët e Evropës. Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet demokracia evropiane dhe vlerat tona të përbashkëta: drejtësia shoqërore dhe sundimi i ligjit, kushtet e dinjitetshme të punës dhe luftimi i varfërisë, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, beteja kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtja e mjedisit, solidariteti dhe paqja panevropiane. Në thelb të këtyre vlerave të përbashkëta qëndron një premisë: respekti ndaj qytetarëve në mbarë Evropën”, ka shkruar Kurti.

    Gjithashtu ai njoftoi se pjesë e konferencës është së bashku me një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Për këtë detyrë madhore, për drejtimin e fushatës zgjedhore, para fjalimeve përmbyllëse nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe sekretarja e Partisë Demokratike Italiane, Elly Schlein, u miratua në mënyrë unanime manifesti i PES-it si dhe z. Nicolas Schmit si kandidati i përbashkët i PES-it. Si anëtarë të PES që jemi, me një delegacion të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mora pjesë në këtë kongres”, ka thënë kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark