Insajderi
Lajme

Kurti lidhur me Asociacionin: Pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë

Insajderi
19 March 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti lidhur me Asociacionin: Pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pyet sot lidhur me Asociacionin.

Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.

“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim. Prandaj të gjtiha akuzat e tilla janë pavend. Këtë më së miri e dinë qytetarët e Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe të cilët i gëzojnë frytet e punës sonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark