×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve

    Insajderi
    13 April 2023 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare.

    Jetësimi i kësaj marrëveshje do të mundësoj lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

    Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se me anë të saj 200 mijë shtetas të të dyja shteteve do të kenë mundësi ta kalojnë lirshëm kufirin.

    “Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj”, ka deklaruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark