Insajderi
Insajderi

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, u flet edhe për dialogun me Serbinë

Insajderi
06 May 2023 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, u flet edhe për dialogun me Serbinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë ku prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

VV njofton se Kurti u ka folur atyre edhe rreth aktualitetit politik dhe siç njofton kjo parti, kanë diskutuar edhe mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së. Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark