×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Kurti mburret me Doganën për të hyrat – Por injoron humbjet që pësoi Administrata Tatimore e Kosovës

Insajderi
12 August 2022 - 12:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me dështiminin e Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e borxheve të bizneseve. Ky insitucion sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Insajderi, vetëm gjatë vitit të kaluar dhe gjysmës së parë të këtij viti ka humbur 40 milionë pasi nuk arriti t`i mbledhë borxhet që bizneset kishin ndaj shtetit. Por sot, Kurti shkoi në vizitë në Doganën e Kosovës, ku u mburr me të hyrat nga ky institucion

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati ia zunë derën e zyreve drejtorit të Doganave të Kosovës, Agron Llugaliut.

Aty Kurti deklaroi se në Doganat e Kosovës për 14% janë rritur të hyrat në këtë periudhë të vitit, derisa u shpreh se konfiskimi dhe sekuestrimit është rritur për 2 herë e gjysmë. Tha se është i kënaqur me të arriturat e këtij institucioni dhe ofroi mbështetje për Doganën e Kosovës.

“Për gati 14% janë rritur të hyrat në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar me periudhën e njëjtë, por është interesante që përderisa në vitin e kaluar kemi pasur konfiskime sekuestrime në përmasën prej 2 milionë euro, në të njëjtën periudhë sivjet kemi 5 milionë euro”, tha Kurti.

“Pra, dy herë e gjysmë është rritur konfiskimi e sekuestrimi për periudhën e njëjtë me këtë vit, krahasuar me vitin e kaluara. Të hyrat e gjithëmbarshme për vitin 2021, janë mbi 30% më shumë sesa në vitin 2020 dhe është tejkaluar projeksioni për afër 10%. Edhe besueshmëria te qytetarët e republikës për Doganat e Kosovës është rritur. Në vitin e kaluar ka qenë diku mbi 18% më e ulët besueshmëria sesa në këtë vit dhe kjo është një sukses shumë i madh”, u shpreh Kurti.

Por kryeministri Albin Kurti, nuk e tha asnjë fjalë për humbjet që kishte pësuar Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk e ka komentuar se si vetëm gjatë këtij viti ATK-ja ka dështuar të mbledhë miliona euro nga borxhet e vjetra, shkruan Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi, ka zbuluar se rreth 40 milionë euro janë zhdukur nga 14 shkurti e deri më tash, si pasojë e dështimit në mbledhjën e tatimit.

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit të kaluar dhe pjesës së parë të 2022’ës ka dështuar në mbledhjën e borxheve të vjetra.

Rregullativa ligjore parasheh zhvleftësimin e një borxhi tatimor, nëse shteti nuk arrinë ta inkasojë atë brenda gjashtë viteve. Një ditë pasi të kalojnë gjashtë vite, Administrata Tatimore detyrohet që t’ia fshijë biznesit borxhin nga sistemi.

Gazeta Insajderi, ka siguruar raporte të sakta që tregojnë se çfarë ka ndodhur me vjetërsimin e borxheve gjatë viteve 2021 e 2022. Aty tregohet qartë me shifra se sa janë zhdukur nëpër secilin regjion.

Vlera më e lartë e borxheve të vjetërsuara është në Prishtinë. Prizreni është i dyti ndërsa Ferizaji i treti.

Që kur gazeta ka zbuluar dështimin e ATK-së në mbledhjen e borxheve të bizneseve Albin Kurti nuk është marrë me këtë çështje.

Përvec Kurtit,  shpjegime nuk ka dhënë as Ministri që ishte në krah të Kurtit në viztitën tek drejtori i Doganave, Hekuran Murati.

Nuk ka treguar nëse do të kërkojë llogari nga drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

As ai e as ministria që ai e drejton nuk ka treguar nëse ka qenë në dijeni se personi me të cilin u shfaq në konferëncen për media nuk ka arritur të inkasoj të hyrat si kishte planifikuar për gjatë muajve maj dhe qershor.

Nuk ka tragua as nëse është vënë në dijeni se ndaj administratës Tatimore të Kosovës, janë rritur borxhet që kanë pasur bizneset.

Sqarime rreth borxheve nuk kanë dhënë as nga Administrata Tatimore e Kosovës. Menaxhmenti i ATK-së është pyetur se cilat kanë qenë arsyet që është lejuar vjetërsimi i borxheve. Por ky insitucion ka injoruar totalisht pyetjet rreth dy skandaleve.

Rregullat tatimore obligojnë që të fshihen borxhet kur kalon një periudhë 6 vjeçare.

Por ky insitucion që drejtohet nga Ilir Murtezi nuk është përgjigjur se pse kanë lejuar që ky borxh të parashkruhet.

Nuk kanë treguar as se çfarë masash kanë ndërmarrë si institucion që të inkasohej ky borxh dhe pse nuk kanë rezultuar të sukseshme këto masa.

Administrata Tatimore e Kosovës, nuk ka treguar as se a janë marrë masa suspenduese ndaj menaxherëve apo ndonjë zyrtari tjetër për shkak të mos inkasimit të borxhit me kohë.

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit 131% më shumë sesa para dy vitesh

Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më herët për eskalimin e borxheve të bizneseve ndaj ATK-së.

Bizneset në Kosovë tash i kanë shtetit borxh 131% më shumë sesa para dy vitesh.

Derisa se në janar të vitit 2020 borxhi i bizneseve ndaj shtetit ishte 357 milionë, sipas dokumentacioneve interne të ATK-së që ka siguruar Gazeta Insajderi del se ky borxh ka arritur në mbi 471 milionë euro.

E që i hedhë  poshtë të gjitha deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti se bizneset po paguajnë boxhin pasi ishin liruar nga korrupsioni, shkruan Gazeta Insajderi.  

Vetëm në Departamentin e Tatimpaguesve të mëdhenj, del se shifra e borxhit të biznesve ka arritur në 55 milionë nga 20 milionë.

Sipas dokumenteve interene që ka siguruar Gazeta Insajderi nga ATK del se nga 79 milionë sa ishte borxhi në bizneset e “Prishtina 1”, në vitin 2022 ka arritur në 96 milionë.

Kurse bizneset e “Prishtina 2” siç janë të ndara nga ATKnga 35 milionë në 47 milionë ndërsa në “Prishtina 3”

Bizneset nga Gjilani nga shuma prej 29 milionë eurove ka arritur në 34 milionë euro. Derisa ato nga Ferizaj nga 39 milionë euro, i kanë borxh shtetit 49 milionë euro.

Bizneset e komunës së Prizrenit të cilat sipas Administratës Tatimore të Kosovës, janë ndarë në dy kategori i kanë shtet borxh në total nga 44 milionë euro në 47 milionë euro.  

Boxhi I bizneseve të Gjakovës nga 10 milionë është rritur në 12 milionë, i atyre të Pejës nga 27 milionë në 32 milionëeuro derisa bizneset e Mitrovicës nga 29 milionë në 38 milionë. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark