×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti me bashkëpartiakë vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

    Insajderi
    05 November 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpartiakët e tij, ka vizituar familjen e Rexhep Selimit, i cili gjendet në Hagë.

    Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

    “10-shi fitimtar e çlirimtar, Rexhep Selimi na mungon! Rexhep Selimi tash e tre vjet mban burgun në Hagë. Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar”.

    “Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme. Mbetemi të patudur në bindjen se UÇK-ja e drejtë ka qenë dhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, thuhet në postim.

    Vizita vjen në trevjetorin e ngritjes së aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Sot, Kryeministri Kurti, bashkë me Kryeparlamentarin Konjufca, Sekretarin Organizativ, Alim Rama, Shefen e Grupit Parlamentar të LV, Mimoza Kusari-Lila, deputetin, Salih Zyba, këshilltarin e kryeministrit për Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku, Kryetarin e Gostivarit, njëherit Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe deputetin e ASh, Halil Snopçe, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-lufëtarja e UÇK-së, bashkëshortja e Rexhep Selimit. Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark