×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti: Me planin franko-gjerman ka njohje defakto nga Serbia

    Insajderi
    16 February 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

    Duke folur për planin franko-gjerman ai ka thënë se aty parashihet njohja defakto.

    “Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”.

    Kurti thotë se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy identitete të barabarta.

    “Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e  Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

    I pari i qeverisë thotë se të gjitha këto janë parime fundamentale që shtetet e pavarura ua njohin njëra-tjetrës.

    Ai thotë se procesi i dialogut është në drejtimin e duhur për dallim nga e kaluara.

    “Njohje dejure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.

    Kurti thotë se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në bashkimin Evropian pa njohur Kosovën, e që sipas tij një gjë e tillë nuk ka qenë kusht më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark