×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti-ministrave: Punoni më shumë e më shpejt, dhe bëhuni më transparent më qytetarët

    Insajderi
    22 March 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri, Albin Kurti ka prezantuar të arriturat gjatë këtij mandati në krye të ekzekutivit.

    Në fund të fjalimit ai nuk ka harruar t’i kërkojë ministrave që të jenë më transparent me qytetarët e vendit.

    Të dashur anëtarë të kabinetit qeveritar, ju ftojë që ditëve, javëve në vijim t’i prezanton para qytetarëve një nga një, siç është fushëveprimtara e ministrive që ju i udhëheqni”, ka thënë ai.

    Kurti, gjithashtu u ka thënë se në pjesën e mbetur të mandatit duhet të punojnë më shumë e më shpejt.

    Të vetëdijshëm për nevojat dhe kërkesat e vendit, në pjesën e dytë të mandatit, duhet të bëjmë edhe më shumë edhe më shpejt. Ju faleminderit dhe punë të mbarë”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark