×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në KS të OKB-së: Serbia është rreshtuar me Rusinë, i vetmi vend evropian që s’i vendosi sanksione pas pushtimit të Ukrainës

    Insajderi
    09 February 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA kur mori pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka theksuar edhe disa fjalë sa i përket marrëdhënies së Serbisë me Rusinë.

    Kryeminisitri Kurti është shprehur për shtetin fqinjë Serbinë se e njëjta është rreshtuar me Rusinë, ku ka theksuar se është i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë, që nuk i ka vendosur sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin.

    “Serbia është rreshtuar me Rusinë. Është i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë, që nuk vendos sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Dhe vepron si kali i Trojës i Kremlinit në Evropën Juglindore, në një luftë gjeopolitike kundër botës demokratike”, thuhet në postimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook. /Insajderi.org/

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark