Insajderi
Lajme

Kurti në mbledhjen e parë diskuton çështjen e presidentes: Jam i gatshëm për bisedime

Insajderi
12 February 2026 - 11:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti në mbledhjen e parë diskuton çështjen e presidentes: Jam i gatshëm për bisedime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka filluar mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3. Kryeministri Albin Kurti ka ekspozuar edhe një herë kabinetin qeveritar të përbërë prej 19 ministrave, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e presidentes. Ai ka thënë se është i gatshëm që, qysh nesër, të fillojë bisedimet me partitë politike për këtë çështje.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë: votimin e buxhetit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundojnë këto, jam i gatshëm që, qysh nesër, të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me partitë e tjera politike për çështjen e presidentes.”, tha Kurti


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark