Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka plot 47 vjet, për deputetët e LVV-së po konsiderohet akoma i ri.
Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka thënë se Kurti në moshë është i ri dhe ka potencial për të dhënë kontribut në një afat kohor më të gjatë.
Sipas tij, Kurti në pushtet erdhi për shkak të storjeve ‘të suksesit’ që kishte.
“Kurti në moshë është i ri, ka potencial afatgjatë për të dhënë kontribut. Nëse aludoni në hapësirën ku ndodhemi, ne jemi në platon e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari”, ka qenë “Salla e Kuqe”, njëherit mund t’i referoheni edhe ngjarjeve të LDK-së, por LDK-ja është e kaluar si ngjarje dhe si subjekt qeverisës. Kurti s’ka ardh në pushtet në rrethana dhe me shtyes nga askush, por për shkak të storjeve të suksesit në organizatë”, tha Zyba në Politiko.