×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Në rrugën Gjilan-Kllokot po punohet nga 22:00 në 05:00 për shkak të temperaturave të larta

    Insajderi
    18 July 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se punimet në rrugën Gjilan-Kllokot po realizohen nga ora 22:00 deri në 05:00 për shkak të temperaturave të larta.

    Ai këtë e njoftoi nëpërmjet një videoje në ‘Facebook’ të realizuar në mbrëmje, ku shihen duke inspektuar punimet ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë me zëvendësin e tij, Hysen Durmishin, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, thotë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark