×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti në Shkup: Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes ta përshpejtojnë anëtarësimin e rajonit në BE

    Insajderi
    22 January 2024 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë qëndrimit në darken e liderëve të shtruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka theksuar se Plani i Rritjes dhe Procesi i Berlinit duhet ta përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, duke cituar kryeministrin të ketë thënë edhe se fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhur me vlerat e unionit evropian, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, thuhet në njoftim.

    “Kjo darkë i paraprin takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbahet sot në Shkup kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian”, vijon njoftimi i ZKM-së.

    Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

    Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.

    Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark