×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, diskutojnë rreth sulmit terrorist në Banjskë

    Insajderi
    17 January 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans, në Davos, tek margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

    Kryeministri Kurti fillimisht ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës. Tutje, ai ka theksuar të arriturat e qeverisë përgjatë këtyre tre viteve të fundit.

    Në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike të vendit, të cilat ndërlidhen me drejtësinë dhe zhvillimin e prosperitetin.

    Po ashtu dhe lufta kundër ilegalitetit në veri por edhe bashkëpunimi me institucione të sigurisë të vendeve mike e partnere, ka sjellë rezultate të prekshme në parandalimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve ilegale.

    Kryeministri bëri të ditur Këshilltarin Federal Jans mbi procesin e Vetingut dhe mbi Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Gjatë takimit u diskutua edhe situata e sigurisë në rajon, për sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë, për përpjekjet tona për integrimin e komunitetit serb dhe të drejtat e tyre politike pluraliste, demokratike dhe sociale.

    Gjithashtu, potenciali i jashtëzakonshëm i diasporës sonë në Zvicër dhe kontributi i tyre në shoqëri u vlerësua nga z. Jans. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti theksoi dhe ndikimin pozitiv të diasporës për Kosovën dhe suksesin e tyre në fushat në të cilat operojnë.

    Kryeministri Kurti potencoi dhe iniciativat e përbashkëta me Zvicrën si dy marrëveshjet për ndihmën e ndërsjellë juridike: për Transferimin e Personave të Dënuar dhe për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

    Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për forcim të mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin Federal Jans për bisedën produktive dhe idetë e shkëmbyera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark