Insajderi
Insajderi

Kurti: Nën patronatin tim, në 19:00 do ta mbajmë një Akademi Përkujtimore në nderim të bacës Adem

Insajderi
26 July 2023 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Nën patronatin tim, në 19:00 do ta mbajmë një Akademi Përkujtimore në nderim të bacës Adem
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi në mbledhje të Qeverisë për organizimin e një akademie përkujtimore në nderim të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

“Në nderim të bacës Adem, nën patronatin tim, sot do të organizohet një akademi përkujtimore”, tha Kurti para ministrave.

Kjo akademi përkujtimore pritet të mbahet në orën 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Përkulemi para veprës së tij me zotimin për t’i qëndruar besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi po ashtu se do të marrë pjesë në zbulimin e pllakës së heroit Enver Zymberi në kampin “Belvedere”-Mitrovicë, me ç’rast emri i tij do t’i vendoset këtij kampi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark