
Ai tha se Kosova duhet të kërkoj nga Amerika formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Prej Shteteve të Bashkuara ne duhet të marrim njëherë një gjë te madhe. Për shembull, kërkesa duhet të jenë formimi i ushtrisë dhe t’i themi: na merr nga 50 studentë nga çdo vit nga Kosova në Amerikë”, tha Kurti në emisionin ‘Zona B’ të Klan Kosovës.
Ai insistoi në atë që pati thënë pak muaj më parë, se Kosova nuk mund të ketë marrëdhënie të barabarta me Amerikën, por duhet të formoj të tilla lidhje me shtete si Austria apo Danimarka që janë në një nivel më të barabartë.
“Për mirëqenie ne duhet të lidhemi me një shtet tjetër, jo me Amerikën. Për arsim, për shembull, duhet të formojmë marrëveshje me Danimarkën, për bujqësi me Austrinë e kështu me radhë”, u shpreh Kurti, njofton Insajderi.
Ish-lideri i VV-së tha se “me dobësinë tonë ne po dobësojmë marrëdhëniet me SHBA-të”. /Insajderi.com