×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti nga “Ballkoni i Hapur”: Një pasdite e këndshme me presidenten, kryekuvendarin dhe zëvendëskryeministrat

    Insajderi
    11 July 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga “Ballkoni i Hapur” i Qeverisë, me kabinetin e tij dhe presidenten, Vjosa Osmani.

    Kurti këtë fotografi e ka shpërndarë në ‘Facebook’, teksa mbetet i “turbullt” mesazhi i kësaj fotoje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti, i cili shfaqet i buzëqeshur me bashkëudhëheqësit e tij.

    Fotoja e tij vjen pas publikimit të përgjimeve të bisedës ndërmjet Mimoza Kusarit, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-shef i GP të Listës Serbe. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark