×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti nga ballkoni i Qeverisë i reagon Hillit për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

    Insajderi
    25 March 2023 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i reagoi ambasadorin Hill për deklaratën se populli serb nuk do ta harrojë kurrë ditën e 24 marsit.

    Në një organizim në Qeverinë e Kosovës për nder të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Kurti ka thënë se asnjë diplomati amerikan apo evropian në Prishtinë apo Beograd s’duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor.

    “Të dashur miq ndërkombëtar, askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtorë në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta e Serbisë. 24 marsi është ditë e madhe çdo vit, andaj të gjithëve e secilit prej jush, gëzuar e kënaquni”, ka thënë Kurti të premten.

    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka shkruar dje me rastin e 24 vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë dhe regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

    Megjithatë ky shkrim i diplomatit amerikan në të cilin shpreh ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën si rezultat i bombardimeve të NATO-s dhe thotë se “E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme”, ka marrë kritika të mëdha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark