×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti nga Estonia: Kosova e rrezikuar nga sulmet kibernetike që vijnë nga aleatët e Rusisë

    Insajderi
    06 September 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni tha se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike, të cilat sipas tij mund të vijnë nga aleatët e Rusisë.

    Ai tha se në dritën e sulmeve kibernetike digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm, sipas tij, Kosova është e pajisur me internetin në gjithë territorin e saj dhe se kosovarët kanë mundësi në qasjen në marketin ndërkombëtar.

    Ai shtoi se Kosova është e hapur që të mësojë nga aleatët e saj për një demokraci sa më të fortë digjitale.

    “Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar”.

    “Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tendenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark