Kurti nga Franca: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti nga Franca: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

    Insajderi
    10 November 2022 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është pritur në takim nga Presidenti Francës, Emmanuel Macron.

    “Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka thënë Kurti pas takimit në Pallatin Élysee.

    Lexo edhe:

    “Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, vazhdon njoftimi i tij nga Franca.

    Lexo edhe:

    Më herët për takimin ka shkruar edhe presidentja Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark