×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti nga Reçaku: Shteti ynë nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës

    Insajderi
    15 January 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar sot Reçakun në 24 vjetorin e masakrës.

    Kurti ka thënë se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën.

    “Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës”, ka deklaruar Kurti.

    Postimi i plotë:

    Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë.

    Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

    Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.

    Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.

    Lavdi! /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark