×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti ngushëllon popullin e Hawait pas zjarrëve vdekjeprurëse

    Insajderi
    12 August 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, e ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat që humbën jetën nga zjarret shkatërruese.

    Kurti tha mendimet e popullit të Kosovës janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetin përballë fatkeqësisë natyrore.

    “Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, tha Kurti.

    Kujtojmë se kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawai ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 përqind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark