×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Nuk e kam lexuar letrën e Biden për Vuçiqin

    Insajderi
    15 February 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një paraqitje para mediave është pyetur lidhur me faktin që presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk e ka përmendur finalizimin e dialogut me njohje reciproke në letrën që ia ka shkruar Aleksander Vuçiqit me rastin e ditës së pavarësisë së Serbisë.

    Kurti bëri të ditur se nuk e ka lexuar atë letër teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë partnerë në shtetndërtimin demokratik dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

    “Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër”, tha Kurti.

    Kryeministri po ashtu për serbët lokalë tha se kanë takime të vazhdueshme me ta, për t’i dëgjuar hallet e tyre.

    “Dialogu me serbët lokalë është i përditshëm, përgjithësisht jo publik edhe vizitat në terren, edhe pritjet e tyre në minsitri dhe kryeministri tona janë të rregullta, ne takohemi me ta për hallet e tyre që janë të aspektit social e ekonomik, por edhe të drejtësisë dhe të qasjes sa më të kollajshme në institucionet  e vendit tonë”, tha Kurti para gazetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark