×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Nuk ka nënshkrim të Asociacionit, kam dërguar vërejtje për draftin

    Insajderi
    03 November 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e ka pranuar draftin fizikisht dhe i ka dërguar Brukselit vërejtjet për këtë draft.

    Unë e kam pranuar draftin fizikisht. Edhe fizikisht dhe elektronikisht ia kam dërgu vërejtjet për draft. Unë kam pranuar të nënshkruaj, por nënshkrim nuk ka. Duhet të ketë nënshkrim të të dy palëve“.

    Tutje, kreu i shtetit tha se nuk ka ndonjë informacion që nuk e ka treguar tek deputetet për draftin e Asociacionit.

    Kosova i ka marrëdhëniet abnormale me Serbinë, duhet të nënshkruaj të dy palët. Unë raportoj para juve, nuk raportoj para ambasadorëve. Ata nuk kanë marr asgjë me shumë se kjo që u tha. Nuk egziston asnjë informacion qe ju nuk e dini. Këtu është raportimi, atje njoftimi“, tha Kurti./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark