×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti – opozitës: Zajednicë nuk ka, edhe kurrë s’ka me pas

    Insajderi
    03 November 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk ka Zajednicë dhe kurrë s’ka me pas.

    “Prej se jam bërë kryeministër për herë të dytë më së paku në çdo dy muaj, deputetët thonë u bo Zajednica, sot jam ne muajin e 32 të Qeverisjes , ku e keni Zajednicen, me ju pa tregu dikush qe në pranverën e vitit 2021, që në vjeshtë te vitit 2023 nuk ka Zajednicë, kurrë nuk kishit besu, po ja që ska, edhe kurrë s’ka me pas.

    Kurti tha se ka rënë në hall, “tash me koordim apo pa koordim”, pyeti opozitën.

    Emisarët me thane mos me tregu drafitn, tash me koordim apo pa koordim. Une e kom nda me Presidenten e Republikes draftin e Asociacionit, une jam ne koordinim t vazhdueshem me BE, ata kanë kërku mos me ua tregu, tash me ia’u tregu une, i bjen pa koordinim, për bese jam ne hall me haj juve”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark