×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti për AKI-në: Po bëjnë punë të paparë, falë tyre e aleatëve jemi të gatshëm të zmbrapsim çdo sulm

    Insajderi
    23 December 2023 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për sigurinë e kufirit pas gjithë paralajmërimeve për sulme të mundshme, ka thënë se Policia e Kosovës është duke patrulluar bashkë me KFOR-in, dhe si rezultat i rritjes së patrullimeve, sipas Kurtit, është ndalur edhe plani për sulm i Serbisë.

    Kurti ka falënderuar edhe Agjencinë kosovare të Inteligjencës, shkruan Gazea Express. Ai ka thënë se nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës që AKI-ja të ketë suksese sikurse tani, duke falënderuar edhe drejtorin.

    Kurti ka thënë se falë kësaj pune të AKI-së dhe bashkëpunimit me aleatët, Kosova është e gatshme për të zmbrapsur këdo që i shkon në mendje ta sulmojë Kosovën.

    “Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur Kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që ti zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark