×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për draftin e BE-së: Lajçaku dhe emisarët tjerë le ta çojnë në Komisionin e Venecias sepse është i tyre

    Insajderi
    05 June 2024 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka propozuar emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që draft-statutin e Asociacionit ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

    Kurti tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të nxirret nga paketa e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, por sipas tij, duhet zbatim i plotë i saj.

    “S’mundesh tash ta nxjerrësh Asociacionin nga paketa, ta hedhësh paketën dhe këtë Asociacion t’ia bësh një draft ndërkombëtar ‘e testoje në Gjykatën tënde Kushtetuese’”.

    “Edhe po e nxjerr nga paketa, po e vendos si çështje urgjente dhe po thua ‘përdore Gjykatën tënde Kushtetuese’. Përdoreni ju në Komisionin e Venecias. Lajçaku dhe emisarët e tjerë evropianë, sepse dokumenti është i tyre dhe jo i imi”, tha Kurti në A2CNN.

    Ndërsa, sa i përket mundësisë që Kosova ta shkruajë vetë një draft-statut për Asociacionin, Kurti tha se kjo mund të përfundojë në tryezë të diskutimeve për koncesione tjera.

    “Çkado që shkruajmë ne tash, nëse s’jemi marrë vesh me ndërkombëtarët që Serbia nuk është më e rëndësishme, ajo do të përfundojë në tryezë të diskutimeve për koncesione tutje, brenda logjikës ‘taktika sallami’, ku merr çka mund të marrësh, për të kërkuar edhe më shumë në vijim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark