×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti për grupin kriminal: Strukturë mercenare e përkrahur nga Beogradi

    Insajderi
    24 September 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i përbërë prej përreth 30 personave, i cili ka sulmuar Policinë e Kosovës, është strukturë mercenare e përkrahur nga Beogradi zyrtar.

    Kurti deklaroi se sulmi është planifikuar gjatë nga grupi kriminal, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Besoj procesi në vijim do të na japë më shumë të dhëna mbi ata se kush saktësisht janë këta, si hynë kur dhe kush janë urdhërdhënësit e dirigjuesit e kësja përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Kosovën. Nga ajo çfarë kemi mësuar është ajo çfarë kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, i cili ka planifikuar gjatë dhe që nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht dhe logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha më tej ai.

    Kryeministri po ashtu rikonfirmoi të dhënat zyrtare, se nga grupi kriminal janë vrarë tre persona dhe janë dy të arrestuar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark