×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për “Natën e Kadrit” shtron iftar për përfaqësuesit e BIK’ut

    Insajderi
    05 April 2024 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

    Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

    Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

    Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark