×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti për protestat e këtij viti: Qytetarët s’janë të pakënaqur, opozita është

    Insajderi
    27 December 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur fusha në të cilat ai do të kishte dëshirë që të kishte më shumë sukses.

    Kurti ka vazhduar duke thënë se asnjë punë nën qeverisjen e tij nuk ka shkuar në drejtim të gabuar.

    Ai ka folur edhe për protestat e mbajtura, duke thënë se s’beson që qytetarët janë të pakënaqur, por opozita.

    “Nuk besoj që qytetarët janë të pakënaqur. Opozita është e pakënaqur sepse është në opozitë. Kritikat i marrim me vëmendje sepse na ndihmojnë. Sharjet dhe sulmet na kanë ndihmuar”, ka thënë ai në konferencë.

    “Nuk jemi të përsosur”, është përgjigjur Kurti në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se qeverisja e tij ka qenë e përkryer.

    Ai paraprakisht ka treguar se përgjatë këtij vitit qeveria ka arritur t’i mbajë 62 mbledhje, në të cilat janë marrë 564 vendime dhe kanë kaluar 78 projektligje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark