×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti për shtesat e policëve: Pare boll kurrë s’ka dhe buxheti…

    Insajderi
    27 October 2023 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

    Ai tha se shtesa më e lartë është 150 euro, teksa më e ulëta 40.

    Tutje kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja.

    “Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikualre. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 40 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark