×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Përderisa Radojiçiq është i lirë, ne s’mund t’i heqim masat e sigurisë ndaj Serbisë

    Insajderi
    22 January 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media përgjatë qëndrimit në Shkup, ka deklaruar se Kosova s’mund t’i largojë, siç i quajti ai, masat e sigurisë në kufi me Serbinë derisa kryeterorristi Milan Radoiçiq endet i lirë.

    Kurti ka përmendur se armët e përdorura në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit janë të prodhuara nga Serbia dhe kanë hyrë në Kosovë nga ky shteti, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akterët kriminalë, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radojicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, deklaroi shefi i Qeverisë së Kosovës.

    Ai ka thënë tutje se Kosova s’mund t’i heqë masat e sigurisë përderisa kanë informacione për ri-grumbullimin e Radoiçiqit me grupin e tij për organizimin e sulmeve të reja terroriste. /Insajderi.org/

    Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark