“Kurti përkujtoi Ivanoviqin e Gjingjiqin, pse është e vështirë përkrahja për “Marshin e Drejtësisë””? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kurti përkujtoi Ivanoviqin e Gjingjiqin, pse është e vështirë përkrahja për “Marshin e Drejtësisë””?

    Insajderi
    31 March 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, ka reagon pasi që Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurti ka mbështetur marshin për drejtësi duke përmendur vetëm Rexhep Selimin.

    Olluri ka shtruar një pyetur duke thënë pse Kurti e ka të vështirë që përkrah marshin për Thaçin, Kadriun dhe të tjerët, përderisa ka kujtuar Oliver Ivanoviqin e Zoran Gjingjiqin.

    Postimi i plotë:

    Meqë e ka përkujtuar edhe Oliver Ivanoviqin e Zoran Gjingjiqin, pse është e vështirë për Kurtin përkrahja dhe pjesëmarrja në marshin për Hashimin, Kadriun e Rexhen?

    E çuditshme kjo.

    Lëvizja Vetëvendosje, që është partia më e madhe në Kosovë dhe udhëheqëse me Qeverinë e Kosovës, e ka përkrahur marshin solidarizues për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që do të mbahet me 2 prill. Sigurisht, një qëndrim befasues nga partia në pushtet, pasi dje Albin Kurti, kryeministër i Kosovës e lider i VV-së deklaroi se nuk ka dëgjuar për këtë nismë.

    Megjithatë, VV-ja, përmes një postim në Facebook, LVV-ja ka shkruar se lufta çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve historike me të vlefshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark