×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    OVL e UÇK-së i reagon LVV-së pasi përmenden veç Rexhep Selimin

    Insajderi
    31 March 2023 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti pasi që ky në një debat televiziv i dërgoi të fala veç bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

    Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ia ka rikujtuar të parit të Qeverisë se në Hagë po gjykohen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së.

    Sipas Klinakut, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.

    Postimi i plotë i Klinakut:

    Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

    Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark