×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti përkujton dëshmorët Bekim Gashi e Dalip Behra

    Insajderi
    13 April 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e vdekjes së dëshmorëve, Bekim Gashit e Dalip Behra.

    Kurti me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar veprimtarinë e Gashit dhe Behrës gjatë kohës së luftës.

    “Atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar. Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve. Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

    Kryeministri poashtu ka përmendur edhe kontributin e dy dëshmorëve në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Fati i Bekimit dhe i Dalipit nuk mund të ishte ndryshe. Sepse Dalip Isuf Behra (1962) nga Krusha e Madhe, kishte qenë shumë aktiv në demonstrata dhe i ishte bashkuar herët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellur armatime nga Shqipëria dhe duke marrë pjesë në luftimet e Brigadës 124 të Zonës Operative të Pashtrikut”.

    “Ngjashëm, Bekim Ismet Gashi (1976) kishte qenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive të kohës, derisa dalja publike e UÇK-së i hapi rrugë t’i linte studimet në Universitetin e Prishtinës, për t’u mobilizuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u caktua zëvendëskomandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 124”, ka shtuar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark