×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim ish-ambasadorin William Walker, përkujtohet Masakra e Reçakut

    Insajderi
    14 January 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

    Një gjë e tillë është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, teksa thuhet se Walker u shpreh krenar për arritjet e Kosovës për një periudhë të shkurtër kohore, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit”, vijon njoftimi.

    “Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

    15 janari është data përkujtimore e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë nga forcat serbe. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark