×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti publikon pamjet nga takimi me familjarët e policëve të rrëmbyer nga Serbia

    Insajderi
    15 June 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar pamje nga takimit me familjarët e tre policëve të rrëmbyer dje nga policia serbe, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se tek familjarët e tyre ka parë shqetësimin dhe qëndresën.

    Reagimi i plotë:

    Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë.

    Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë.

    Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës.

    Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark