×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Dorëheqjet janë për keqardhje, nuk ka ndarje në Vetëvendosje

    Insajderi
    10 March 2018 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se brenda partisë nuk ka ndarje, edhe pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit dhe të 12 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në një mbledhje të rregullt të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje me anëtarët e qendrave të partisë, Kurti ka deklaruar se dorëheqjet janë të gabueshme dhe për keqardhje, raporton Insajderi.

    “Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka as ndarje dhe as ndalje!”, citohet të ketë thënë Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10155036843742000

    Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

    Sot, nën drejtimin e kryetarit, Albin Kurti, ushtruesit të detyrës së sekretarit organizativ, Ismajl Kurteshit dhe koordinatorit për Qendra, Liburn Aliut, u mbajt mbledhja e rregullt me kryetarë dhe sekretarë apo administratorë të Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Mbledhjen e hapi Ismajl Kurteshi, i cili foli për riorganizimin e Lëvizjes nëpër Pikat e Qendrat ku do të nis procesi zgjedhor nëpër struktura me qëllim të kompletimit të të gjitha organeve në ato Qendra.

    Kryetari, Albin Kurti, tha se VETËVENDOSJE! duhet të shërbejë si infrastrukturë për qytetarët që i duan ndryshimet progresive e si shans për aktivistët që të lidhen edhe më ngushtë e të bashkëpunojnë edhe më afër me qytetarët. Si udhëheqës lokal të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e keni shumë më të lehtë të takoni qytetarë të lagjes apo fshatit, njerëzit kyç në komunitetin tuaj dhe të gjithë t’i organizoni e aktivizoni për të mirën e përgjithshme”.

    U tha se populli nuk është i dëshpëruar por është i brengosur me situatën rreth Lëvizjes për shkak të goditjeve nga brenda, mirëpo pikërisht për këtë ai është edhe më i gatshëm të ndihmojë, gjë që po reflektohet në anëtarësime të reja. Teksa u diskutua për dorëheqjet nga Lëvizja, përveç tjerash, Albin Kurti tha: “Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka as ndarje dhe as ndalje!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark