×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë

    Insajderi
    25 June 2022 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Oslo të Norvegjisë ku dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.

    Ai përmes një postimi në Twitter e konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.

    “Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë” ka shkruar Kurti në Twitter.

    Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit e këtij komuniteti.

    Ndryshe, sulmi ndodhi në prag të paradës së krenarisë në Oslo, 50 vjet pasi ky shtet u dha me ligj të drejtat komunitetit LGBTI+.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark